Rama, mesazh votuesve të diasporës: Bëni edhe një mundim të fundit

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh zgjedhësve shqiptarë nga jashtë vendit që të përpiqen të dorëzojnë zarfet me fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

“Jam duke u nisur për në Fushë Krujë, por po shoh të dhënat e KQZ dhe të zarfeve të dorëzuara në KQZ. Jemi në një situatë ku është vërtet inkuarjuese pjesëmarrja e lartë, por si hera e parë duhet të jetë shumë më e lartë besoj unë. Do ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye, forca! Janë edhe 21 mijë zarfe të padorëzuar. Do t’u thosha shqiptarëve në Greqi që janë mbrapa jo për fajin e tyre, por për kompaninë e dorëzimit, forca, forca, forca. Ka akoma kohë. Mos prisni më që të vijnë t’ua marrin zarfet, por kthejini mbrapsht në pikat postare të DHL-së. Në Gjermani ka 7 mijë zarfe pa dorëzuar, bëni një përpjekje të fundit. Në SHBA ka mbi 5 mijë pa dorëzuar, etj. Në total ka një shifër inkurajuese. Ka 15 mijë të dorëzuara nga 17 mijë të shpërndara në vende të tjera. Do ju lutesha të ecim sa më shpejt, është një votë historike, një moment historik. Do të ishte gjynah që pas këtij mundimi për regjistrimin të mos bëni mundimin për të dorëzuar fletën e votimit. Në total jemi në 65%, fluksi mbetet i lartë, por ditët shkurtohen. Deri të premten gjithçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, për Shqipërinë në BE, për pasaportën evropiane të shqiptarëve dhe identitetin evropian”, thotë Rama në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?