Rama, Meta dhe Berisha urojnë Hashim Thaçin për zgjedhjen President

Tirana zyrtare përmes krerëve të shtetit por dhe politikës kanë uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social facebook” Rama i uron Thaçit që suksesi i tij i parë të jetë tejkalimi i krizës.

“Urime Zoti President! Kam bindjen që do të jesh në lartësinë e detyrës e uroj suksesi i parë të jetë tejkalimi i krizës. Kosovës i duhen të gjithë”, shkruan Rama.

Urimet Thaçit i ka përcjellë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përmes një bisede telefonike.

Edhe Berisha i ka uruar suksese në detyrën e re Presidentit Thaçi.

“Kosova zgjodhi sot presidentin!Te dashur miq, sot parlamenti i Kosoves, me votat e koalicionit qeverises dhe ne perputhje me Kushtetuten e vendit, zgjodhi kryetarin e PDK njeherazi ministrin e jashtem dhe zevendeskryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçin ne postin e Presidentit te Republikes se Kosoves.Me kete rast le t’i urojme te dashur miq presidentit te zgjedhur te Kosoves, z. Hashim Thaçi pune te mbare dhe suksese ne detyren e larte qe i besuan sot perfaqesuesit e zgjedhur te Kosoves, ne interesin me te mire te Republikes dhe qytetareve te saj!”

SHKARKO APP