Rama: Muaji prill shënoi rekord pozitiv, 891 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama bën me dije se muaji prill i këtij viti shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se gjatë këtij muaji vendi ynë u vizitua nga 891,414 vizitorë të huaj, një rritje sipas tij prej 8.8% krahasuar me prillin 2025.

Postimi i plotë

Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

Swiss Digital Mobile Reklama

+266.1% nga Lituania

+265.4% nga Danimarka

+81.1% nga Polonia

+52.5% nga Spanja

+37.3% nga Kanadaja

+28.7% nga SHBA

+25% nga Belgjika

+22.8% nga Franca

+20% rritje nga Italia

+11.2% nga Mbretëria e Bashkuar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?