FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ndan emocionet e “Maratona Skampa 2024” zhvilluar sot në Elbasan

“Maratona Skampa 2024” që u zhvilluas sot më 6 tetor 2024 në qytetin e Elbasanit, shënon ngjarjen më të bukur sportive që përfshin një gjysmë-maratonë prej 21.097 km dhe një mini-maratonë prej 10 km. Starti dhe përfundimi i garës në qendrën historike të qytetit, pranë kalasë së lashtë të Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale ka ndarë këtë ngjarje, duke na ftuar të bëhemi pjesë e emocioneve të garuesve dhe të fituesve, duke bërë me dije njëherash se maratona është pjesë e përpjekjeve për të promovuar sportin dhe turizmin, duke tërhequr mijëra pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni.

Si ishte parashikuar ngjarja përfshiu shpërndarjen e materialeve për garuesit, si çanta, bluza me logo dhe numra personalë të garës, si dhe një medaljet për pjesëmarrësit që arrijnë në fund të garës. Në përfundim, u shpallën fituesit në kategori të ndryshme, përfshirë ndarjen sipas grupmoshave​.

Swiss Digital Desktop Reklama

AV

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?