Rama: Në 18 muaj polici europiane, vrasjet u ulën me 72.7%

Kryeministri Edi Rama përmes një komenti në Facebook ka publikuar shifrat ndër vite të kriminalitetit në vend, ndërsa thekson se në 18 muaj Shqipëria ka një polici europiane. “S’ka asnjë dyshim se ka ende shumë më shumë për të bërë se ç’është bërë në këta 18 muaj që Shqipëria të ketë një polici europiane dhe që polici shqiptar të ketë figurën që duan e meritojnë qytetarët e këtij vendi. Por në këtë pasqyrë janë shifrat pa koment që flasin vetë nëse Shqipëria po merr kthesën në Drejtimin e Duhur drejt transformimit në një vend plotësisht të sigurtë, ku shifrat e kriminalitetit të jenë nën mesataren rajonale dhe në mesataren europiane.

– Vrasjet e regjistruara ndër vite: Viti 1990 evidentuar 129 vrasje. 1991 (205 vrasje). 1992 (251 vrasje). 1993 (268 vrasje). 1994 (265 vrasje). 1995 (210 vrasje). 1996 (248 vrasje). 1997 (1542 vrasje). 1998 (573 vrasje). 1999 (496 vrasje). 2000 (275 vrasje). 2001 (208 vrasje). 2002 (179 vrasje). 2003 (144 vrasje). 2004 (119 vrasje). 2005 (131 vrasje). 2006 (87 vrasje). 2007 (103 vrasje). 2008 (88 vrasje). 2009 (82 vrasje). 2010 (118 vrasje). 2011 (124 vrasje). 2012 (125 vrasje). 2013 (107 vrasje). 2014 (98 vrasje). – Vrasjet e tremujorit të parë janar­ mars (në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia po ashtu): Viti 2005 evidentuar 27 vrasje. 2006 (17 vrasje). 2007 (19 vrasje). 2008 (23 vrasje). 2009 (26 vrasje). 2010 (28 vrasje). 2011 (29 vrasje). 2012 (29 vrasje). 2013 (28 vrasje). 2014 (32 vrasje). 2015 (16 vrasje) 55.8% më pak vrasje se në vitin 2014 – Vrasjet për muajin prill 2015 (edhe në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia gjithashtu): Viti 2015 evidentuar 3 vrasje. 2014 (11 vrasje). 2013 (14 vrasje). 2012 (7 vrasje). 2011 (7 vrasje). 2010 (6 vrasje). 2009 (7 vrasje) 2008 (5 vrasje). 2007 (7 vrasje). 2006 (10 vrasje). 2005 (9 vrasje) 72.7% më pak vrasje se në vitin 2014 78.6% më pak vrasje se në vitin 2013″, shkruan Rama në rrjetin social.

SHKARKO APP