Rama në aksion, po PD? Deputeti Baçi: Pas ”vjedhjes” së zgjedhjeve, pritej reagimi i kryeministrit
Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se aksioni i kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike dhe disa nismave të tjera ishte e pritshme pas zgjedhjeve.
”Ishte e pritshme që do kishte lëvizje të tilla, goditje të kryeministrit pas mbarimit të vjedhjes së zgjedhjeve. Puna e parë që bëri pas zgjedhjeve në 2013, sulmoi të gjithë, fermerët, të gjithë banorët e fshatit, banorët e qytetit, kush nuk kishte paguar energjinë elektrike.
Dhe jo vetëm i sulmoi por i detyroi të shisnin bagëtitë për të paguar gjobat apo energji të prapambetura. Madje disa i futi edhe në burg për ti treguar se tashmë do të bëhet shtet. Se shtetin kështu e percepton Rama, duke futur në burg, duke gjobitur, duke dhunuar të pambrojturit.
Të njëjtën gjë ka bërë pas çdo lloj zgjedhjesh por tani në mandantin e katërt ishte e pritshme që do kishte goditje të tilla dhe do të vazhdojë të ketë. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për goditje nga më të paimagjinueshmet.
Rama do të godasi pa ndërpreje që mos të lejë kohë qytetarëve të mendojnë më për të siguruar bukën e gojës. Por të mendojnë për të ruajtur shtëpitë, banesat, bizneset për arsye se do tu vërë një çensurë të tillë për të shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë pushtetin e tij të padiskutueshëm. Pra është e frikshme situata që paraqitet dhe që do të jetë në vazhdimësi nga ky kryeministër”.
KOHA JONË SONDAZH

