Rama në Athinë prezanton 5 prioritetet kyçe për mandatin e tretë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të ”Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou. Rama ka prezantuar prioritet e qeverisë së tij në mandatin e tretë. Nga energjia, turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe teknologjia.
”Ne kemi një bazë mjaft të fortë dhe potencial për të ardhme sepse dua të theksoj që jemi tërësisht me energji të rinovueshme, prodhimi energjetik mbështet te energjia hidrike, por punojmë për energjinë diellore dhe të erës, kemi dy zona të mëdha për energjinë diellore që do jenë parqet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, kemi ecur shumë përpara në procesin e parashikimeve të pjesës finale, përfundimtare të prodhimit më të rëndësishëm të energjisw hidrike, praktikisht kjo do të përmbyllë këtë qark sepse do të shërbejë si një ekulibrues i hidrocentraleve që kur të kemi më shumë sesa duhet do të na ndihmojë.
Kur kemi reshje të dendura dhe më shumë ujë nga sa mund të përdorim hapim dyert e digave dhe në fakt kjo krijon përmbytje që na shqetëson se ka mijëra hektarë tokë bujqësore që përmbytet dhe shumë dëme që duhen kompensuar e kështu me radhë, por nga ana tjetër kur kemi thatësisë jemi të detyruar që të blejmë në tregje me çmime të larta, kemi potencialisht mundësinë që të bëhemi eksportues neto të energjisë që do të na kursejë shumë para.
Në turizëm shohim shumë potencial, e dimë që kjo vjen me shumë rreziqe, po përpiqemi që të mësojmë nga gabimet tona, ne po përpiqemi që ta mbajmë zhvillimin në kontroll duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjeve që janë elitare dhe jo domosdoshmërish të turizmit masiv.
Do të kemi 4 porte të rëndësishme. Bujqësia ka njohur rritje, duam të rritemi edhe më tej, duam të shkojmë mbi 1 mld për eksportet, sa i takon infrastrukturës duhet të ndërtojmë shtyllën kurrizore të vendit, që është korridori blu, kjo është hallka që mungon në korridorin e BE, mes Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do hapim tenderin publik, dhe pesta është teknologjia për të pasur një përparim për rritjen sa më shumë të mjediseve që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë që hyjnë në këtë botë të re, vendosëm që anglishtja të nis që nga klasa e parë, do të nisim që prej këtij viti”, tha Rama.