Rama në Bordin e Paqes, deputeti Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA
Vendimi i Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes nga presidenti Trump, ka ngjallur pikëpyetje në Parlamentin Europian, ku eurodeputeti gjerman Peter Gahler kërkoi sqarime gjatë një takimi në Kuvend me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se përgjigjja qëndron te marrëdhëniet e veçanta të Shqipërisë me SHBA.
“Duhet ritheksuar që zotëria është gjerman dhe jo shqiptar, në kuptimin e mirë të fjalës që të arrijë të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA. Nuk e vë askush në diskutim në Shqipëri pse ne njëzëri, të gjitha partitë politike, miratuan menjëherë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë bord.
Roli i Shqipërisë në çdo iniciativë të SHBA ka qenë gjithnjë, sado i vogël, i rëndësishëm. Jemi përpjekur në çdo mision paqeje ku SHBA dhe NATO kanë qenë, që ne të luajmë rolin tonë. Në këtë rast, Presidenti Trump ka krijuar një bord që do shërbeje për të stabilizuar situatën në Gaza dhe është nder dhe krenari që ne do jemi pjesë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

