Rama në Bubq, ironizon Bashën: Kush nuk do probleme me bravat, të bëhet socialist

122 familje në fshatin Bubq, natën e vitit të ri do ta festojnë në shtëpitë e reja. Nga aktiviteti me banorët e zonës, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe Lulzim Bashën.

Duke qenë se në PD ka ”luftë” bravash, Rama u tha se kush nuk do probleme, le të bëhet socialist.

”Duke pasur kujdes kohët e fundit, kujdes me bravat, se nuk është pjesë e rindërtimit. Ruhinui nga çelësat, si i thonë anglezët, si ai që të ngelet në derë. Kujdes nga ata. E di që këtu ka shumë demokratë në Bubq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët janë njësoj kur u gjenden pranë. Bravat janë të sigurta si për demokratët dhe socialistët. Kush do të mos ketë problem me bravën, të bëhet socialist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?