Rama në depon farmaceutike: Ja ku ruhen vaksinat anti-COVID

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar këtë të mërkurë ambientet e depos farmaceutike ku po ruhen vaksinat.

Gjatë vizitës, ministrja Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet tha se janë për të pritur 7 milion doza.

Ndërsa kryeministri Rama tha se falë punës, depo farmaceutike ka arritur standardet e Bashkimit Evropian

 “Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer. me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, shkruan Rama.

SHKARKO APP