Rama në Durrës kërcënon banorët e dëmtuar nga tërmeti: Po ikëm ne nuk u bëhen shtëpitë

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot hapur banorët e prekur nga tërmeti duke u bërë presion për votat.

Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Durrësi, Rama u bëri thirrje banorëve nëse nuk votojnë PS nuk do të marrin më banesat e rindërtuara.

”Zgjedhja është shumë e thjeshtë, sepse s’ka nevojë të mundosh veten e të pyesësh si janë këta po erdhën në pushtet sepse janë po të njëjtët. S’ka asnjë shans kush që të marrë shtëpinë e re apo apartamentin e ri gjatë vitit që vjen në zonat urbane apo të mund të marrë atë që u takon, në kohë, apo me cilësi, nëse kjo punën ndërpritet këtu dhe u jepet atyre mundësia për të marrë stafetën”, – deklaroi kreu i qeverisë.

Ky qëndrim nuk është retorikë elektorale, por kërcënim ndaj qytetarëve në këmbim të votës. Zyrtarisht janë mbi 14 mijë banesa të dëmtuara, të cilat për PS nuk shihen si dramë për shqiptarët, por si hambar për vota.

Mijëra shqiptarë që kanë humbur shtëpitë nuk shihen nga qeveria dhe kryeministri si qytetarë të cilëve u duhet shërbyer, por votues potencial të PS. Edi Rama u tha sot direkt dhe indirekt se nëse nuk votojnë qeverinë e tij nuk do të kenë asnjë shans të marrin shtëpitë. Deklaratat e PS shpjegojnë dhe arsyen e vonesave në procesin e rindërtimit, qeveria nuk po bën asgjë për të dëmtuarit nga tërmeti, vetëm që tu bëjë presion me afrimin e zgjedhjeve.

Qëndrime të tilla nuk janë politike, por sjellje kriminale ndaj njerëzve që kanë humbur gjithë pasuritë që kishin. Deklarata e Edi Rama tregon edhe mënyrë sesi konceptohet shteti nga rilindja. Me këtë qëndrim, institucionet që mban në këmbë nga taksat e të gjithëve nuk janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por vetëm për të mbajtur në këmbë qeverinë.

SHKARKO APP