Rama “në hall”, mesazh qytetarëve të Durrësit: Prej jush varet dhe impenjimi im

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga Durrësit se pret me padurim reagimin e tyre më 25 prill për kandidaturën e tij në këtë qark për herë të parë

Rama thotë se prej reagimin të qyetarëve të Durrësit do të varet dhe impenjimi i tij. Ai thotë se si pjesë e skuadrës së Durrësit do të hyjë më pas në gjëra më të mëdha, madje edhe në detaje siç bënte me Vlorën ku ka kandiduar dy herë për deputet më parë, por edhe kësaj radhe për herë të tretë

“Pres me padurim reagimin e qytetarëve të Durrësit më 25 prill. Do të varet impenjimi im nga ai reagim, padyshim që nuk do të mungojë. Si pjesë e skuadrës së Durrësit do të më impenjojë për gjëra edhe më të mëdha, edhe me detaje, siç kam bërë rregullisht me Vlorën. Pasi aty kam hyrë edhe në detaje, se kam qenë përfaqësues dhe jam i atij qyteti”, tha Rama.

SHKARKO APP