Rama në lagjen Çole: Vijon transformimi, do krijohen kushte më të mira për komunitetin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, teksa është ndalur mbrëmjen e sotme edhe në lagjen Çole, ku ka inspektuar punimet. Pa praninë e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Rama thotë se vijon transformimi në brendësi të lagjes, ku po punohet me infrastrukturën rrugore.

Sipas kryeministrit, me investimet e bëra në këtë lagje do të rritet vlera e banesave si dhe do të krijohen kushte më të mira për komunitetin.

“Vlorë, Çole, vijon transformimi në brendësi të lagjes, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e reja të ujësjellës-kanalizimeve e janë kryer punimet elektrike, po punohet me infrastrukturën rrugore, gjelbërimin dhe fasadat e pallateve, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte të mira për komunitetin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?