Rama në shkollën e re në Vorë: Do evitojë mësimin me 2 turne

Kryeministri Edi Rama inspektoi pasditen e kësaj të enjte, punimet në shkollën e re në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne. ”Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne”.

Nga ana tjetër, Rama motivoi edhe inspektorët që të vijojnë me rindërtimin e pallateve. “Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë fillu”, shtoi kryeministri.

Nga kjo shkollë do të përfitojnë 215 nxënës. “215 nxënës që do të përfitojnë. 8 klasa 3 laboratorë dhe një palestër. Vora është një nga bashkitë kryesore që përfiton nga rindërtimi i shkollave”, tha ministri Arben Ahmetaj i cili po shoqëronte kryeministrin në këtë inspektim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?