Rama: Në Zvicër japin tre vjet burg nëse e ndez kondicionerin me shumë se 19 gradë!
Kryeministri Rama në konferencë shtypi foli për situatën e vështirë energjitike.
Rama shkruan në facebook se “PAKETA E RE E REZISTENCËS SOCIALE për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor • Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë • Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët • Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve • Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË për familjarët dhe biznesin e vogël”- shkruan Kryeministri. Me tej Rama tha se detyrohemi të marrim masa ekstreme nga halli.
Me tej kryeministri në konferencë shtypi shtoi se “në Zvicër japin tre vjet burg nëse e ndez kondicionerin me shumë se 19 gradë!”. Ose në Gjermani do fiken dritat pas orës 10 të darkës.
Rama tha se “Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për pol e shtetit dhe për pol e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë.
Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi.
Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për TVSH-në e peshkimit rrisim financimin, mosprekja e çmimit të biletës së transportit”, deklaroi Rama.