Rama: Negociatat të mbyllen deri në 2027, dera e BE nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE.

”Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtimin e 38 negociatorëve të ndarë në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshjen deri në 2027 që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Nga ana tjetër janë 1 mijë të tjerë që merren me çdo detaj me zogjtë, peshqit, kafshët, pemët, ujërat, industrinë, shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha, çdo gjë që lidhet me shtetin.

Këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE-së pas një rasti shumë të veçantë që ka qenë Finlanda që i ka bërë për një vit. Tre vjet negociata se mund t’u thonë çfarë është kjo histori ka 12 vjet Edi Rama thotë se do ju çojë në BE dhe tani thotë më jepni katër të tjera se 12 nuk më dolën. Po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur morëm detyrën në 2013 i kishte filluar negociatat në 2012 pse nuk është në BE. Meqë e ka fajin këtu Edi Rama, po Maqedonia e Veriut që është bërë kandidate në 2005”.

SHKARKO APP