Rama nga Luksemburgu: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë. Kemi kaluar shumë beteja

Në tryezë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen. Teksa tha se anëtarësimi në BE për Shqipërinë është ekzistencial, Rama bëri një përmbledhje të konferencave ndërqeveritare të mëparshme, për të treguar kështu rrugëtimin pozitiv të Shqipërisë drejt familjes europiane.
”Më lejo të bashkohem me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas. Mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë çfarë ka ndodhur jo fort larg prej këtej, në tokën europiane si një krim i pamohueshëm lufte. 6 muaj më parë qëndroja po në këtë sallë, më pas çelëm bisedime për grup-kapitullin e 6-të dhe sot jemi prapë këtu për çeljen e një tjetë grup-kapitulli.
Nuk mundem të mos shpreh fjalë mirënjohëse për Presidencën polake për palëkundshmërinë për ta çuar përpara këtë proces. Në një mënyrë kaq pa pengesa saqë duket vërtet diçka që është suprizuese për ne, duke marrë parasysh prej nga vijmë dhe betejat me të cilat jemi përballur. Falenderimet shkojnë si përherë për Komisionin Europian dhe Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj, tanimë është bërë kronometri i vendeve tona dhe siguhrohet që çdo lëvizje të na çojë para me disiplinë”, tha Rama.