Rama nga Selaniku: Krenar për shqiptarët e Greqisë. Vorio Epiri është një term i vdekur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Selanik para emigrantëve shqiptare me prezantimin e 8 mësuesve të parë të cilët do ti mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

“KRENAR PËR SHQIPTARËT E GREQISË-KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱
Selanik – Rikthimi në Greqi me premtimin e mbajtur të ligjërimit të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon.

Sipas Ramës me këta mësues ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni tju prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët ministria e arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua ti ftoj në skenë”, tha kryeministri Rama.

“Vorio Epiri është një term i vdekur,” deklaroi Rama. “Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme.”

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në Greqi, duke i përshëndetur ata si qytetarë të barabartë të Evropës. Ai u shpreh se peripecitë e emigrantëve për integrim janë një histori krenarie, e cila pasqyron heroizmin e prindërve që erdhën në Greqi për të ndërtuar një jetë të re.

“Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka e parulla qesharake që frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje siç me shkakton keqardhje edhe çdo spazëm e kujto në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që bashkë me Italinë dhe Turqinë përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme.

Për shqiptarët e Greqisë, ajo është shtëpia juaj ku jeni qytetarë të barabartë të Europës njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë e jashtëzakonshme tuaja për integrimin janë kujtime e histori, të trishta sa të duash, por edhe një histori krenarie e mishëruar në historinë heroike të ambicies të prindërve që erdhën këtu me fëmijët në krahë dhe luftuan për vendin tuaj në këtë tokë të Evropës”, tha Rama.

“Jam kërcënuar” ka theksuar Rama në Selanik. Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër meje, por…

“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur  VorioEpir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah”

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe cdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”, ka vijuar në fjalën e tij Rama në takimin me komunitetin shqiptarë të Selanikut.

Rama komentoi gjithashtu edhe pëer ndalimin e disa gazetarëve ditën e djeshme në kufi, teksa tha se ishte një veprim absurd dhe se ende nuk i dinë arsyet. Ai falënderoi ministrin e jashtëm grek që ndërhyri dhe i lejoi që të kryenin punën e tyre.

Edi Rama: Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri për të ndjekur takimin sot të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrës në Shqipëri.

SHKARKO APP