Pas operacionit, Rama në Kamëz: Kemi një tjetër apendicit të dhimbshëm me dy koka për të hequr

Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën pas operacionit të pak ditëve më parë. Rama sot ka shkuar në Kamëz në një takim elektoral.

Kryeministri shoqërohet nga kryebashkiaku dhe njëherazi kandidat i PS për Kamzën, Rakip Suli, si dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kemi një tjetër apendicit për të hequr që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat që nuk po i përmend që mos të prishim kënaqësinë e kësaj feste gjelbër. Duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie. U thashë se do të shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës “Rilindje”. Ndër të tjera kam qenë edhe i bezdisur shumë nga disa kritika me buzë shumë të holla që janë mërzitur nga tallaja jonë. Sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja, por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin“, tha Rama para socialistëve në Kamëz.

“Apendeciti” me dy koka janē Saliu dhe Iliri sipas Ramës.

“U desh Rakip Suli që t’i jepej një herë të vetme në 30 vjet besimi PS-së, që shumë njerëz në Kamëz ta kuptojnë se ky liqen nuk është as i madh dhe as i djathtë. Këtu është puna për gamorin që do merrini t’i shërbeni, me kurriz të fortë apo me dy veshë të gjatë. Doni që kur të shkoni te bashkia t’ia vendosni drutë dhe t’i thoni hec bre apo dy veshë të gjatë e bishtin në shalë, edhe rrugët 4 metra, 7 gropa dhe emrin e Donald Trump. Unë them që zgjedhja është e thjeshtë, kush do fusi gomarin me veshë të gjata, ta harrojë mbështetjen nga qeveria, ne nuk mundet kurrë të na vënë para faktit të kryer, me demek votën dhe të bashkëpunojmë me individë të shpallur non-grata”, shtoi më tej Rama.

 

 

SHKARKO APP