Rama: Nuk dimë me cilën PD të flasim për presidentin

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, tha se në zgjedhjet e 6 marsit qeveria do të ketë përballë një opozitë që garon me veten.

Rama foli dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai tha se kreu i shtetit të ri do të zgjidhet nga grupi parlamentar socialist dhe se për këtë proces do të ketë këshillim me qytetarët.

“Në muajin prill duhet të zgjedhim presidentin e Republikës, dhe do ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Komplikimi i skajshëm i situatës me krijimin e dy PD-ve na e bën të vështirë se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?