Rama nuk flet për vaksinimin por sulm sërish PD-në: Imagjino të ishin në pushtet

Kryeministri Edi Rama, nuk ka pranuar që të flasë për vaksinimin e popullatës, por zgjodhi që të sulmojë opozitën.

”Nuk i kemi thënë shko tek privati, u hapën vetëm për ata që do të shkonin jashtë. Nuk e rekomandojmë këtë gjë. Ulja e çmimit ka qënë rezultati i një insistimi të Ministrisë, ka insistuar dhe më vjen mirë që është rënë dakord që të ulet çmimi. Nuk e ulim dot se nuk jemi në komunizëm. Kemi vendosur fond në dispozion për të blerë. A kemi plan? Po si mendon ti? Imagjino të ishte PD-në pushtet. Bilanci i çdo beteje bëhet në fund. Se harroj asnjëherë që kur ishin në top formë dhe do mundnim Partizanin, kemi humbur në sekondën e fundit. Gaz Çaçi mori topin, unë e prita pak më lart sesa duhej, u ngrit në ajër dhe i gjithë viti ynë ra. Çdo luftë e bën bilancin në fund. Nëse ka arsye që ndjehem ballhapur është që kjo qeveri me gjithë sprovat në këtë luftë nuk ka bërë asnjë hap falso”,-tha Rama.

SHKARKO APP