Rama nuk heq dorë nga thirrjet: Nuk trashëgojmë mbi vete problemin e krijuar nga kompania private

Edhe njëherë tjetër, kryeministri Edi Ramaa i është drejtuar grave naftëtare që vijojnë grevën. Sipas kreut të qeverisë, është e gabuar ideja e punonjësve të një kompanie private mund të bëjë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësve privat.

Postimi i plotë

Edhe një herë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as që e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. Ideja e punonjësve të një kompanie private mund të bëjë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësve privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?