Rama: “Onufri” në Elbasan u rilind, jo vetëm si një portë e dijes, por edhe si një qendër e vërtetë artistike

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh, të cilat janë dëshmi e asaj që është bërë për të transformuar një shkollë duke e ktheyr atë një një institucion arsimor të standarteve evropiane.
“Shkolla “Onufri” në Elbasan e rilindur nga e para, jo vetëm si një portë e dijes, por edhe si një qendër e vërtetë artistike, për 340 nxënës që tashmë zhvillojnë mësim në klasa të reja, laboratorë të rinj shkencorë, palestër të re dhe sallë koncertesh.
“Përfundojmë investimet në 40 shkolla në të gjithë vendin”, shkruan Rama në postimin e tij, që tregon angazhimin e vazhdueshëm të qeverisjes që ai drejton, për modernizimin dhe fuqizimin e institucioneve arsimore, si pjesë vitale e progresit dh ecjes me hapin e kohës.
AV

SHKARKO APP