Rama pa projekte, nuk i ndahet shkollës së fshatit “Ahmetaqi”

Edi Rama inaguron të njëjtën shkollë disa herë.

Mungesa dhe vonesa e projekteve të realizuar ka bërë që kryeministri Edi Rama të publikojë në faqen e tij zyrtare në Facebook të njëjtën shkollë disa herë me radhë si një projekt të ri.

Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Ahmetaq”, që ishte shkatërruar si pasojë e tërmetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë shkollë, kryeministri ka qenë në datën 12 Shtator dhe ka shpërndarë projektin 3D.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, në datën 22 nëntor, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në këtë shkollë, pamjet e së cilës janë publikuar sërish nga Rama.

Duket se statuset e kryeministrit për këtë shkollë nuk kanë të ndaluar. Rama shpërndan të njëjtën shkollë në datën 1 Dhjetor me anë të një video në Facebook-un e tij duke shkruajtur fjalën ‘Marshalla’.

Ndërsa më 3 Dhjetor, kryeministri Rama shpërndan shkollën “Ahmetaqi” në Vorë ku shkruan se nxënësit shqiptarë do të zhvillojnë mësim në një ambient që ka standarde europiane.

Prej 4 muajsh vijon të flitet për të njëjtin projekt në llogarinë publike të Facebook të Ramës, ndërsa nuk ka asnjë detaj për projektet e reja të qeverisë.

“Ahmetaqi” nuk është e vetmja shkollë e shpërndarë disa herë nga kryeministri. Edhe “Llesh Nik Daka” është një objekt që publikohet shpesh nga Rama, i cili siguron se do të ketë cilësi njësoj si në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?