Rama paralajmëron administratën: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë për drejtuesit e administratës publike, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve.

Në një video të publikuar nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, Rama paralajmëron se vonesat në trajtimin e kërkesave nuk do të kalojnë pa pasoja për personat përgjegjës.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe, në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë: “Kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë”. Dhe njerëzve u duhet thënë: “Kjo nuk bëhet”. “Edhe po, edhe jo, as mish, as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme. Duhet ta nisin ditën me: sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë, dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje që nuk u dhanë në kohë. Pse nuk u dhanë?”, shprehet Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?