Rama paralajmëron reformë: Lloj lloj sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë

Kryeministri Edi Rama duke sjellë shembullin e SHBA, paralajmëroi ndryshime ligjore që në rastet e fatkeqësive natyrore siç tha ai të mos ketë “sharlatanë që bëjnë sizmolgun e prokurorin”.

“Dëgjova që flitej për Japoni e OECD e për…në fakt meqë jemi në një situatë të jashtëzakonshem dua të ndaj me ju nevojën që në kuadrin e adresimit të problemeve të konstatuara, të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të ketyre përmasave jua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’a thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj lloj të çorodisin e dëshpërojnë miletin.

Besoj se kjo do jetë, një nga gjërat që do adresojmë në reformën e përgjithshme ligjore në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore se nuk është e mundur që përvec halleve të mëdha populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e me netë bombardohet nga sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë, konstruktore e prokurorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Degjova ketu qe Ralfi kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për ti ardhur në ndihmnë njerëzve s’kishte parë matrapik, nuk përdoret Ralf në rrënojat ku ka ende jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëgjova zonjën tjetër që fliste për buxhetin e se kishte lexuar fare e fliste për makina luksi ndërkohë që në këtë buxhet janë hequr të gjitha shpenzimet për makina e vitrina e cdo nevojë tjetër të kësaj natyre, ska as mobilime asgjë, të gjitha fondet i kalojnë fondit të ndërtimit. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën edhe mbi ju dhe mbi familjet tuaja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?