Rama: Partneritet i ri strategjik me Greqinë brenda vitit, Mitsotakis i hapur për zgjidhjen e çështjeve të mbartura

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda këtij viti pritet që Shqipëria dhe Greqia të formalizojnë një dokument të ri të Partneritetit Strategjik, i cili do të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në disa fusha kyçe.

Këto komente ai i bëri gjatë podkastit të tij “Flasim”, ku foli për vizitën e fundit në Greqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit dhe u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama theksoi se takimet në Athinë ishin të rëndësishme për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, duke vënë në dukje se ekziston një vullnet i përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, me kryeministrin Mitsotakis ekziston një gatishmëri e qartë për të adresuar në mënyrë të drejtë dhe të matur çështjet e mbartura ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se Greqia mbetet një partner i rëndësishëm dhe një mbështetje e fortë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, duke luajtur një rol konstruktiv në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Rama u shpreh optimist se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të forcohen dhe se dokumenti i ri i partneritetit do të shërbejë si një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.Sipas burimeve, gjetja e automjetit ka qenë e vështirë për shkak të pozicionit të tij dhe faktit që kanali ku kishte rënë ishte i padukshëm nga rruga kryesore. Kjo ka bërë që viktimat të mos zbuloheshin menjëherë pas aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?