Rama pas 8 vitesh qeverisje: Në mandatin e tretë 24 orë ujë në Tiranë

eksa prezantonte sot në kuadër të fushatës së 25 Prillit Programin për Ujin dhe Energjinë, Rama foli për furnizimin e ujit 24 orë.

Për Ramën rruga drejt 25 Prillit kalon nga furnizimi 24 orë më ujë pas 8 vitesh qeverisje. Ai u shpreh se nga e thënë në të bërë është në mes një det i tërë dhe se dikur “mbushnim ujë në çezma të përbashkëta”, e për këtë tashmë duhet t’i jemi mirënjohës Rilindjes. Ndër të tjera u shpreh se uji i pijshëm nuk do të jetë më temë për fushatat elektorale.

“Në mandatin e tretë do kemi 24 orë ujë në ditë. Unë them atë që do bëjmë dhe punojmë për ta realizuar. Uji 24 orë është deti më i dallgëzuar për ne. Furnizimi i ujit ishte në kolaps të madh, dikur mbushnim ujë në çezma të përbashkëta.”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?