Rama: Pasqyra mediatike tregon se PS doli 36 % dhe PD 63.9 %

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikëve që e cilësojnë Shqipërinë si regjim, duke thënë se faktet e bazuara në matje dhe jo në perceptime e hedhin poshtë këtë narrativë. Duke iu referuar të dhënave të AMA-s, ai thekson se gjatë qershorit 2026 opozita zuri 63.95% të kohës së mbulimit në edicionet kryesore të lajmeve, kundrejt 36.05% për Partinë Socialiste.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre, vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

***Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Screenshot

Screenshot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7859 (41.2%)
PD 4578 (24%)
PROTESTA 6649 (34.8%)

Vota totale: 19086