Rama për Muzhaqin: Për shumëkënd është meme e famshme, për ne protagoniste

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me të rinjtë e Elbasanit, ku në qendër të vëmendjes janë programet e start-upeve dhe financimet shtesë që do të bëhen në këtë program. Në fjalën e tij ai tregoi për financimet shtesë, si dhe suksesin e masivitetin e projektit.

”Ne nuk do të kufizohemi te numri i fituesve të parashikuar sipas shifrave të dy viteve të shkuara, por do të bëjmë financim shtesë në javët që vijnë, duke financiar edhe aplikues të tjerë mbi atë shifër. Do ta rrisim financimin, po aq sa është rritur edhe numri i aplikimeve.

Në Elbasan 27 shkolla kanë laboratorë inteligjent dhe fëmijët hyjnë që në hapat e parë në botën e kodimit. Këtu kemi edhe një person që nuk i merr sa duhet kreditet, është Bora Muzhaqi, që për shumëkënd është meme e famshme, por për ne këtu është një protagoniste, pa të cilën nuk do të kishim bërë shumëçka u bë në hapat e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj dua të sjell këtu kontributin e Borës dhe ta nxis atë që ta përdori këtë eksperiencë për të mësuar sa më shumë të rinj në Elbasan për të bërë aplikimet e duhura. Njëkohësisht t’ju nxis dhe juve që t’i qepeni Borës për të mësuar sesi bëhet një aplikim fitues”, tha Rama mes të tjerash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?