Rama për pagat e gjyqtarëve: Askush nuk e zëvendëson Parlamentin, në 17 shtator mbaron episodi i tensionuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjen lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kundërshtuar atë që e cilëson si një qasje të papranueshme ndaj marrëdhënieve mes pushteteve. Në një reagim të gjatë në X, Rama thekson se Parlamenti nuk mund të zëvendësohet apo të urdhërohet nga askush në mënyrën se si ushtron funksionin e tij legjislativ, ndërsa Gjykata Kushtetuese, sipas tij, mund të ndërhyjë vetëm kur konstatohet cenimi i një parimi apo norme kushtetuese.

“Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria”, shprehet Rama, duke shtuar se vendimmarrja për pagat duhet të mbetet brenda kompetencave kushtetuese të institucioneve.

Ai e cilëson një skenar të tillë si “një sfidë të një lloji të ri”, duke theksuar se qeveria nuk trembet, por është “e shqetësuar pamasë”. Rama mohon se debati për pagat është çështje përplasjeje personale apo inati. Sipas tij, “pagat stratosferike” janë pjesë e një sfide më të gjerë për shtetbërjen europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi i plotë nga kryeministri Edi Rama në X

Swiss Digital Mobile Reklama

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…” Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it.

Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.

Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.

Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë.

Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?