Rama përcjell Kombëtaren: Mirupafshim në Francë!
Kryeministri Edi Rama, ka postuar sot një foto me Lorik Canën, ku në diçiturën e fotografisë, Rama shkruan se ndodhet në përcjelljen e kuqëzinjve.
“Mirupafshim në Francë. Në përcjelljen e kuqezinjve për në finalet historike të Euro2016” – shkruan kryeministri.
Ndërkaq, me kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe trajnerin Gianni De Biasi, ai dha një konferencë për shtyp në rezidencën e kombëtares në Bergamo.
Kreu i qeverisë theksoi se “është i bindur se kombëtarja do të bëjë një kampionat fantastik” dhe u tha lojtarëve që të shijojnë këtë moment të karrierës së tyre.
Ndërsa presidenti Duka, pasi falenderoi lojtarët për punën e bërë deri tani, nënvizoi se kombëtarja jonë objektivin e ka arritur. “Duhet të luajmë pa presion, siç kemi bërë deri tani”, tha Duka.
Nga ana e tij, trajneri De Biasi u shpreh se “kemi luajtur me pasion dhe zemër”. Sipas tij, me këto cilësi mund të befasojmë sërish.
Ndërkaq, ai ka
KOHA JONË SONDAZH

