Rama për kaosin në parlament: Berisha ka prekur fundin si një anije e mbytur në fund të detit!
Nëpërmjet një postimi në “X” Kryeministri Rama tha se tashmë opozita ka prekur fundin dhe se po shkërmoqet e po bëhet copa-copa.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur“, shprehet Rama.