Rama: Përshëndes “Reporterët pa kufij”, do marrim masa pro medias së lirë

Organizata “Reporterët Pa Kufij” në indeksin e fundit vjetor botëror mbi “Lirinë e Shtypit”, theksoi se Shqipëria ka shënuar rënie të lirisë së shtypit.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 99-të, duke humbur 3 vende në krahasim me një vit më parë. Sipas kësaj organizate në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. 

Nuk ka munguar edhe një reagim në rrjetet sociale, nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët relevante për të përmirësuar mjedisin mediatik, për ta mbrojtur atë.  

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj ‘Reporterët pa Kufij’ për raportin e tyre depërtues. Do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët relevante dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur”, shprehet Rama.

SHKARKO APP