Rama poston fotot: Nis asfaltimi i rrugës Potom-Backë-Qafa e Martës, investim që lidh Skraparin me Korçën

Ka nisur asfaltimi i rrugës Potom-Backë-Qafa e Martës, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe moderne mes Skraparit dhe Korçës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e lëvizjes së banorëve, uljen e kostove të transportit dhe forcimin e ekonomisë lokale. Sipas Ramës, rruga e re do të krijojë mundësi më të mëdha për fermerët dhe sipërmarrësit, ndërsa pritet të japë një shtysë të re edhe për zhvillimin e turizmit në një zonë me vlera të mëdha natyrore.

”Ka nisur asfaltimi i rrugës Potom-Backë-Qafa e Martës, një investim strategjik që lidh Skraparin me Korçën, duke afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne. Ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të forcojë ekonominë lokale, do të krijojë më shumë mundësi për fermerët dhe sipërmarrësit, si dhe do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin e turizmit në një nga zonat me potencialin më të madh natyror të vendit”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?