Rama poston pamjet me turistë të shumtë nga kalaja e Lëkurësit: Pasdite vere në Sarandë

Saranda vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të jugut gjatë muajit gusht, në kulmin e sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një pasdite vere në qytetin jugor, ku turistë të shumtë kanë zgjedhur Kalanë e Lëkurësit, si pikë e preferuar panoramike mbi gjirin e Sarandës.

Përveç bregdetit, turistët kanë mundësi të vizitojnë edhe atraksione të tjera turistike si Parku i Butrintit, “Syri i Kaltër” apo Kalanë e Lëkurësit, e vendosur në kodrat mbi Sarandë, nga ku hapet një panoramë e gjerë mbi qytet.

Me një fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji gusht mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë. Kombinimi i bregdetit, trashëgimisë historike dhe peizazheve natyrore e pozicionon Sarandën ndër destinacionet kryesore të turizmit shqiptar gjatë sezonit veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?