Rama “pranon” spastrimet: Lista e PS reflekton faktin që jemi në një lëvizje të vazhdueshme brenda vetes

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në emisionin “Open” në Top Channel ku deklaroi se jemi perballe nje sfide te jashtezakonshme.

Ai u shpreh se mendimi i parë që i shkon ndërmend kur zgjohet dhe para se të flejë është vetëm vaksina.

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se nuk e ze gjumi pa futur nëpër shtëpi të gjithë të dëmtuarit e tërmetit.

“Kur gdhihem në mëngjes mendimi i parë është vaksina, e kur i mbyll sytë prapë është vaksina. Rrethi vicioz ku ne u gjendëm se BE na nxorri jashtë, mos të na ngelte barrë siç u ka ngelur shumë vendeve në rajon përveç Serbisë.

Ne me këtë intensitet do ngjitemi në pjesën e sipërme të listës së vendeve të vaksinuar të paktën në kontinentin tonë. Ky është misioni im. Nuk ka gjumë për mua dhe për ato familje që kanë mbetur jashtë prej tërmetit. Shikoni listën e PS, reflekton faktin që jemi në një lëvizje të vazhdueshme brenda vetes. Këto përralla jo me militantë e me gjëra i merr era,” tha Rama.

SHKARKO APP