Rama premton konvikte të reja në shkollën profesionale në Durrës: Zanati është gjithnjë dhe më i kërkuar në tregun e punës

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të hënë shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku këtë vit numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total. Kreu i qeverisë u takua me studentët e vitit të parë. Ai premtoi konvikte të reja me të gjitha standardet për studentët që vijnë nga rrethet, ndërsa u shpreh se zanati që po marrim është gjithnjë e më i kërkuar në tregun e punës.

“Do t’ju bëjmë një konvikt dhe nuk do të keni më qejf të mbarojë shkolla. Do vij prapë vitin tjetër dhe nëse nuk është si them unë, do e bëjmë nga e para. Do të jeni sikurse nuk keni qenë ndonjëherë. Me këtë zanat që po mësoni pastaj do të jeni siç do doni të jeni. Do ketë gjithnjë e më shumë nevojë për ju në treg se sa për ca njerëz me diplomë, por që nuk dinë të bëjnë asgjë”, tha Rama.

Kjo shkollë e akredituar në pesë drejtime të ndryshme; Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Mekanikë, 2 drejtime mësimore pas të mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?