FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, Presidentes së Bankës Europiane të Investimeve: Shqipëria do të jetë në BE, alternativë tjetër nuk ka!

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në firmosjen e marrëveshjes për linjën e re të financimit nga Banka Europiane e Investimeve për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe një herë te synimi i vendit tonë për t’u bërë pjesë e BE.

“Jemi këtu për diçka që është shumë e rëndësishme për ne, ja pse deshëm ta theksojmë sa më shumë këtë vizitë me bankën Europiane të Investimeve, sepse për ne është shumë e rëndësishme nevoja për të bërë gjithçka të jetë e mundur për ata që i besojnë sipërmarrjes së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dashur Nadia, para se të vinim këtu më pyete “pse vazhdojmë të këmbëngulim të bëhemi pjesë e BE?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam një përgjigje shumë të thjeshtë: sepse nuk ka alternativë përkundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?