Rama prezanton gjimnazin “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë, të shndërruar në një kryevepër

Kryeministri Edi Rama përmes një galerie fotosh përcjell investimin që është bërë për të shndërruar në një objekt të standarteve evropiane arsimore gjimnazin, “Ramiz Aranitasi” në Çorovodës.

“Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Çorovodës është gati për të pritur me kushte moderne 280 nxënës dhe mësues në fillimin e vitit të ri shkollor” shkruan Rama në rrjetet sociale, duke pasqyruar kështu prioritetet që qeveria e tij vijon t’i kushtojë ndërtimit dhe restaurimit të shkollave, si shprehje e garancisë që ai i jep kësaj hallke shumë të rëndësishme të progresit dhe zhvillimit shoqëror.

Ky institucion arsimor ka një histori të gjatë në përgatitjen e nxënësve për vazhdimin e arsimit të lartë dhe për përgatitje profesionale. Emri i gjimnazit është një nderim për Ramiz Aranitasin, një figurë e njohur e zonës, i cili ka kontribuar në historinë e Shqipërisë.

Si gjimnaz publik, “Ramiz Aranitasi” ka qenë një nga institucionet kryesore të arsimit të mesëm në rajon dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj në Çorovodë dhe rrethinën.

AV

SHKARKO APP