Rama prezanton projektin inovativ “Divizioni” në Bulqizë: Një epokë e re për turizmin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në Facebook lajmin për nisjen e punimeve në qendrën turistike “Divizioni” në Bulqizë, një projekt që synon të transformojë thellësisht imazhin e zonës. Ky projekt inovativ, tashmë në kantier, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit edhe në rajone të cilat deri vonë shiheshin vetëm për sfidat sociale dhe ekonomike.

“‘Divizioni’ është një shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar,” shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtij projekti në një zonë ku dikur lajmet dominoheshin nga tragjedi minatorësh dhe pamje të fëmijëve apo grave që mbartnin krom për të mbijetuar.

Ky projekt ambicioz shpresohet të krijojë një destinacion turistik modern dhe të ofrojë mundësi të reja ekonomike për komunitetin lokal, duke e kthyer Bulqizën në një simbol të ndryshimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kryeministri e përmbyll mesazhin e tij me urimin për një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit.

Albert Vataj

 

 

SHKARKO APP