Rama prezanton urën më të lartë në Shqipëri (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale, ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit. Rama shpjegon se tashmë një nga veprat më të vështira në ndërtimin e kësaj rruge që është Ura Fshat është ndërtuar dhe i gjithë aksi i Rrugës së Arbrit është lidhur.
“Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, shkruan kryeministri.