Rama: Procesi i tenderimit nuk do kryhet më nga administrata dhe ministritë
Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i tenderimit nuk do të kryhet më nga administrata apo ministritë, por nga ekspertë të jashtëm. ”Po përgatisim një fazë tjetër, për të çliruar administratën nga pesha e madhe e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave, për të përfshirë ekspertizën e jashtme, pse jo edhe kompani ndërkombëtare, në mënyrë që administrata të bëjë administratën, ministritë të bëjnë ministritë dhe procesin e tenderimit ta bëjnë struktura që kanë një profesionalizëm më të lartë”, deklaroi kreu i qeverisë.