Rama publikon fotot nga Samiti i NATO-s në Bruksel, krah për krah me Boris Johnson dhe Mitsotakis

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Rama ka postuar edhe fotografi nga ky samit. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet në foto krah për krah me kryeministrin britanik Boris Johnson, por edhe me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Rama dhe Mitsotakis kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?