Rama publikon investimet në bulevardin e ri të Vlorës: Së shpejti Sheshi i Flamurit

Sipas tij, këto investime kanë rritur fuqinë tërheqëse të qytetit turistik si dhe vlerën e pronës. Kryeministri gjithashtu premtoi se investimet do të prekin shumë shpejt dhe Sheshin e Flamurit.

Postimi i Kryeministrit
Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm. Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?