Rama publikon pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Thaçi është i pafajshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me gjyqin që po zhvillohet në Hagë për 4 krerët e UÇK-së.
Ra ka publikuar një pjesë nga mbrojtja e Hashim Thaçit në seancën e ditës së djeshme.
“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, shkruan Rama krahas fjalës së publikuar në rrjetet sociale.
“Hashim Thaçi është i pafajshëm. Në këtë pikë të procedurës, ligji kërkon që ai të supozohet i pafajshëm. Besojeni ose jo, kam dëgjuar edhe presidentë të gjykatave ndërkombëtare penale të mbajnë fjalime, ku e kanë kanë theksuar se ku e kanë gabim këtë. Ata thonë se një shpallje e pafajshme nuk do të thotë se ata ishin të pafajshëm. Ky lloj të menduari udhëheq të gjithë procesin ndërkombëtar të gjyqeve. Para jush janë katër burra për të cilët ligji supozon pafajësinë”, tha ndër të tjera avokati në seancën e djeshme.
Sot është dita e katërt kur do të paraqiten deklaratat përmbyllëse për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
KOHA JONË SONDAZH

