Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Pas marrëveshjes që u firmos në Prishtinë para pak ditësh kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku thotë se këto janë pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”,-shkruan Rama.

Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri në 30 shtator.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi pushuesit nga Kosova prisnin në radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri verën e kaluar.

SHKARKO APP