Rama pyet biznesmenen sesi e ka burrin, por ai ka ndërruar jetë nga Covid-19
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë mblodhi në një tryezë disa biznesmenë të bujqësisë në Tepelenë. Por u vendos në siklet nga ajo që dëgjoi. Teksa bëhej prezantimi i të gjithëve me radhë, Rama pyet Elonën sesi e ka partnerin e saj, i cili ishte nga Franca. Por Kumbaro i tregon Ramës se partneri i saj ka ndërruar jetë nga Covid-19. Kryeministri mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.
BISEDA
Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.
Rama: Elona është kampione. Çfarë thotë ai francezi jot?
Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.
Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?
Gruaja: Në Francë.
Rama: Në Francë e mori?
Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.
Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.
Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.
Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?
Gruaja: Patjetër.
Rama: Respekte.