Rama: Qendra shëndetësore verore e Shëngjinit, ku u ofrohet shërbim cilësor pushuesve

“Që nga 1 qershori e deri më 10 gusht, kjo qendër shëndetësore verore ka realizuar rreth 4000 vizita mjekësore. Një pjesë e madhe e tyre janë kryer për turistët e huaj, të cilët kanë përfituar shërbime falas nga stafi ynë mjekësor.

Mirënjohje për punën e palodhur që bëni çdo ditë!, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi qendrën shëndetësore verore të Shëngjinit, ku pa nga afër shërbimin cilësor që u ofrohet pushuesve.

Koçiu tha se “një pjesë e madhe e vizitave janë kryer për turistët e huaj, të cilët kanë përfituar shërbime falas nga stafi ynë mjekësor”.

SHKARKO APP