Rama reagon për rikthimin e orës policore në vend: Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të…

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka reaguar për masat e reja shtrënguese lidhur me covid-19 që do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Sipas Ramës masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?